CUPRA
Leon
Motorri:
Benzinë | Diesel | eHybrid
Vëllimi:
1.5 | 2.0
Performanca:
150KF | 300KF
Ndrruesi:
M6 | DSG7
Tërheqja:
2WD
Çmimi fillon nga:
33,709.00€

FRYMËZIMI. NJË PERFORMANCË E PAKRAHASUESHME.
CUPRA Leon është një hatchback sportiv që përfaqëson kombinimin perfekt të fuqisë dhe elegancës. Me motorë të avancuar dhe teknologji inovative, ai ofron një përvojë emocionuese në çdo rrugë.

DIZAJN QË SFIDON PRITSHMËRITË.
Brendësia e CUPRA Leon ofron një hapësirë të rafinuar dhe sportive, e krijuar për ata që kërkojnë stil dhe rehati. Detajet moderne dhe teknologjia digjitale përfshijnë shoferin në një eksperiencë unike.

STIL DHE DINAMIKË SPORTIVE.
Pamja e jashtme e CUPRA Leon shquhet për linjat e pastra dhe dritat LED karakteristike që tërheqin vëmendjen. Kombinimi i detajeve elegante dhe elementeve sportive pasqyron fuqinë dhe karakterin e tij unik.
FELLNET QË PLOTËSOJNË FUQINË DHE STILIN E CUPRA LEON
Dizajni i CUPRA Leon është krijuar për performancë dhe elegancë, me linja të theksuara dhe një qëndrim sportiv që bie menjëherë në sy. Fellnet opsionale, nga 18 - 19 inç sportive, përforcojnë pamjen dinamike dhe janë dizajnuar për të nënvizuar karakterin e tij të veçantë. Disa prej tyre përfshijnë detaje në ngjyrë bronzi, duke pasqyruar identitetin dhe ngjyrat unike të markës CUPRA.

Dritat e CUPRA Leon janë shumë më tepër se një element ndriçues – ato përmbajnë karakterin sportiv dhe inovativ të kësaj veture. Me një dizajn trekëndësh, inspiruar nga linjat e pastra dhe të fuqishme të logos së CUPRA-s, këto drita krijojnë një efekt vizual që tërheq vëmendjen në çdo rrugë.
Ky detaj unik jo vetëm që pasqyron filozofinë e markës, por edhe i jep Leon-it një personalitet të guximshëm dhe modern, duke e bërë atë një simbol të elegancës dhe performancës.
IDENTITETI I CUPRA, DRITAT LEON


Ulëset sportive elektrike me funksion memorie të CUPRA Leon ofrojnë një kombinim të përsosur të komoditetit dhe elegancës. Dizajni i tyre ergonomik siguron mbështetje optimale, duke u përshtatur veçanërisht për vozitje dinamike dhe emocionuese. Materialet premium dhe detajet unike, si qepjet me ngjyrë bronzi, përforcojnë karakterin sportiv dhe të rafinuar të modelit, duke e kthyer çdo udhëtim në një eksperiencë të paharrueshme.
ULËSET SPORTIVE TË CUPRA LEON: KOMODITET DHE STIL NË ÇDO UDHTIM

SPORTIVITET, ELEGANCË DHE EFIKASITET MAKSIMAL
CUPRA Leon përfaqëson kombinimin perfekt të performancës sportive, stilit modern dhe efikasitetit ekonomik. Me linja të guximshme dhe një dizajn të sofistikuar, kjo veturë është krijuar për ata që kërkojnë të spikasin në çdo udhëtim. Motori i fuqishëm dhe teknologjitë inovative të CUPRA Leon sigurojnë një eksperiencë të pakrahasueshme vozitjeje, duke kombinuar fuqinë dhe kontrollin e jashtëzakonshëm në çdo terren.

CUPRA LEON VZ: PERFORMANCA MAKSIMALE DHE DIZAJNI I GUXIMSHËM
CUPRA Leon VZ (“veloz” përkthim nga spanjisht në shqip “i shpejtë”) është versioni që ngrit performancën dhe sportivitetin në një nivel të ri. Me një motor të fuqishëm të projektuar për ata që kërkojnë shpejtësi dhe adrenalinë, VZ ofron një eksperiencë vozitjeje që mbështetet nga teknologjia më e avancuar e markës CUPRA.
Me një motor hibrid apo benzinë me 272KF apo 300KF, CUPRA Leon VZ shënon një harmoni të përsosur mes fuqisë dhe efikasitetit. Ku me 300KF, 0-100km/h shkon për vetëm 5.7 sekonda.
E çmimi fillon prej 47,171.00€.

KONTROLL, SPORTIVITET DHE ELEGANCË NË TIMONIN
Timoni i CUPRA Leon është një nga elementet kyçe që i jep kësaj veture karakterin e saj sportiv dhe të sofistikuar. Me një dizajn ergonomik dhe të përpunuar me kujdes, timoni ofron një kapje të rehatshme dhe precizitet maksimal, duke ju lejuar të ndieni çdo detaj të rrugës gjatë vozitjes. Timoni nuk është vetëm një mjet kontrolli, por një pjesë thelbësore e përvojës së përgjithshme që përmbush standardet më të larta të performancës, luksit dhe inovacionit.

Me CUPRA Leon, çdo udhëtim bëhet një përvojë e paharrueshme, duke kombinuar sportivitetin, elegancën dhe ekonominë – një zgjedhje ideale për ata që duan të përjetojnë më të mirën në çdo aspekt.
BËHU PJESË E JONA!
